Raportohet për tjetër shpërthim sonte në veri

Raportohet për tjetër shpërthim sonte në veri

Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh tek shkolla teknike në veri të Mitrovicës.

Kështu raporton ekipi i Tëvë1 i cili gjendet në atë pjesë të vendit.

Ende nuk dihet se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

Teve1.info i ka shkruar edhe Policisë së Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.

Siç raporton gazetarja e Tëvë1 Albiona Hajdari, Karabinierët italianë po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike. Ndërsa, tek udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në veri të Mitrovicës ditëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime me shok-bombë. Ndërsa, që janë sulmuar edhe Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Related Articles