Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) po raporton se në qytetin Bijelinë të Bosnje e Hercegovinës është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë, të Serbisë.
Serbia zyrtarisht ka shpallur në kërkim Artan Hajrizin si të dyshuar, megjithësë i njëjti ka thënë se gjëndet në Gjermani. Ende nuk është bërë publik emri i të arrestuarit.
Është raportuar se i dyshuari Artan Hajrizi ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Fatoni.
Vetë Artani sot për mediat ka thënë se pas arratisjes së vëllait nga burgu i Smrekonicës, e ka vizituar atë në Gjermani, ku sipas tij edhe ia ka vjedhur kuletën me dokumentet personale.