Raportohet se Radoiçiq është marrë në pyetje për sulmin terrorist në veri

Raportohet se Radoiçiq është marrë në pyetje për sulmin terrorist në veri

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë thotë se terroristi serb, Milan Radoiçiq i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetrore serbe.

Siç raporton Danas, duke u thirrur në njoftimin e MPB-së, sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, ai ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë një deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjska, herët në mëngjes të dielën, 24 shtator 2023.

Për sa më sipër do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në formë raporti, e cila do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj.

Related Articles