Rashica i kënaqur me fitoren

Rashica i kënaqur me fitoren

Milot Rashica është ndarë i kënaqur me fitoren e Kosovës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kosova triumfoi 3:0 në udhëtim, ndërsa Rashica që e barti shiritin e kapitenit, shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para. Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën në grup. Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, është shprehur Rashica.

Related Articles