Më 12 mars 2020 u konfirmua për herë të parë rasti i COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
Tolaj për ‘Gazetën Enigma’, ka sqaruar se nga aspekti klinik ky variant nuk dallon me variantet me të cilat është përballur Kosova deri më tani.
“Simptomat dhe shenjat e sëmundjes janë të njëjta, përqindja e rasteve të të infektuarve që kërkojnë hospitalizim është e njëjtë ashtu si edhe shkalla e vdekshmerisë. Ky variant thuhet që shquhet me përhapje më të lehtë mes njerezve, sesa variantet paraprake te SARS CoV2. “, tha Tolaj derisa ka theksuar masat parandaluese janë plotësisht të njëjta si edhe për variantet e deritashme.
Ndërsa, sa i përket moshave të cilët kanë gjasa më shumë për t’u prekur nga ky virus, Tolaj për ‘Gazetën Enigma’ tha se nuk ka moshë më të rrezikuar nga ky variant.
Tutje, Tolaj tha se siç kanë qenë moshat e shtyera më të rrezikuara nga virusi i mëparshëm, edhe tani mund të jenë, derisa theksoi se të moshuarit deri tash janë vaksinuar në shumicën e vendeve të zhvilluara e që si rrjedhojë e kësaj janë moshat më të reja që mund të bijnë më lehtë në kontakt me virusin.
Pasi Kosova ka pësuar tri valë nga virusi COVID-19, Tolaj nuk e mohon edhe një valë tjetër që mund të vijë si rrjedhojë e këtij varianti të ri.
“Gjasat ekzistojnë, pa dyshim, por duke e pasur parasyshë faktin se në Kosovë një përqindje shumë e lartë e popullatës e kanë kaluar COVID-19, me ose pa simptoma, kjo mundësi është relativisht e vogël. Personalisht mendoj se në Kosovë është krijuar tashmë një nivel i knaqshëm i imunitetit kolektiv kundër COVID-19, gjë që do të ketë ndikim të favorshëm në ecurinë e pandemisë tash e tutje”, tha Tolaj për ‘Gazetën Enigma’.
Derisa, edhe infektologu Xhevat Demiri, për ‘Gazetën Enigma’ tha se gjasat e këtij varianti janë që të preken më shumë moshat e reja.
Demiri ka theksuar se simptomat janë përafërsisht të njëjta, derisa edhe masat ndaj këtij varianti duhet të jenë të njëjta, por që gjatë rrugës mund të pësoj ndryshime.
“Po besoj që forma dhe paraqitja e variantit të ri nuk ndryshon shumë nga variantet e mëparshme. Por, meqenëse është paraqitur rasti i parë, nuk duhet të ketë panik por raste gjithsesi se do të kemi, për shkak se edhe në mbarë botën rastet kanë filluar të rriten dalë ngadalë”, tha Demiri për ‘Gazetën Enigma’.
Demiri, shprehet optimist se deri më tani Kosova si vend i vogël është më e përgatitur për parandalimin e këtij virusi.
/Gazeta Enigma/.