Rasti “Subvencionet” – Aktakuzë kundër 21 personave, 11 prej tyre zyrtarë

Rasti “Subvencionet” – Aktakuzë kundër 21 personave, 11 prej tyre zyrtarë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 21 personave në rastin “Subvencionet”, ku 11 prej tyre janë persona zyrtarë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ata dyshohet për veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ , ‘’Mashtrim me subvencione’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet  L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet  S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N./Gazeta Enigma/

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzetenjë (21) të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së,  ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 KPRK-së, ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni  422 i KPRK-së, ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të  KPRK-së dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga neni 390 të KPRK-së.

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet  L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet  S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.

Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro.

Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500.000.00) euro, si dhe të disa veturave.

Related Articles