Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar sërish mbi ngjarjet në veri të vendit, ku mbrëmë pas një sulmi me armë të gjata ndaj policëve të Kosovës, një prej tyre mbeti i lënduar.
Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter tha se regjimi aktual në Serbi, po mendon dhe vepron si regjimi i dikurshëm gjenocidial i Millosheviqit.
“Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i Milošević-it që kërkon të imponojë dominimin e Serbisë mbi ish-Yugosllavinë”, ka shkruar ai.
“Vuçiq mund të mendojë se po sundon mbi një shtet të fuqishëm, kur në fakt ai po kryeson një shtet xhuxh që humbi 700 mijë qytetarë në 10 vjet. Është koha për një kontroll të realitetit!”, ka shkruar Vela.
Current regime in #Serbia thinks & acts as #Milošević regime that sough to impose SRB’s domination on ex-YU.#Vučić might think that he’s governing over a mighty state, when in fact is presiding a dwarfing one that lost 700k citizens in 10 years.
It’s time for a reality check!— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 9, 2022