Reagon Haxhiu lidhur me rastin e policit që dyshohet për sulm seksual

Reagon Haxhiu lidhur me rastin e policit që dyshohet për sulm seksual

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërmjet një postimi ka reaguar lidhur me arrestimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture 15 vjeçare.



Haxhiu ka thënë se detyrë e policisë është që të siguroj qytetarët, e jo të jetë vet akter i dhunës.

“Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit. Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor.” ka shkruar Haxhiu.

Postimi i saj i plotë.

Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i…Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, April 21, 2021

Related Articles