Ish-kryeministri dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Gjermani ka njohur patentë shoferët e lëshuar nga Kosova, raporton Gazeta Enigma.
Hoti përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës.
“Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë”, ka shkruar ai.
Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madhë e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetu strehim dhe punë në Gjermani falë mikëpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani”, ka përfunduar Hoti.
Kurse, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti është shprehur i lumtur, pasi që nga 69 votat të përgjithshme të Bundesratit, Republikës së Kosovës nuk i mungon asnjë vote.
“Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, shkruan Ajeti në Facebook./Gazeta Enigma/