Noizy u përfshi indirekt edhe mbrëm në “prime” të Big Brother VIP.
Tema që ndezi debat ishte e rrobave në adresë të Stresit që shkaktoi zemërimin e Julit.
Juli indirekt pretendoi se ka pasur një lidhje me personin në fjalë dhe rrobat i ka dizejnuar bashkë me të.
Stresi në spektakël i tha Noizyt ti dërgojë sa më shumë rroba sepse “janë ka mbyten për të”.
Noizy ka bërë një reagim duke pëlqyer këtë postim në faqen e Big Brother VIP.
Mesa duket ai është rreshtuar me Stresin, të cilin e ka përkrahur që nga dita e parë, teksa për Julin nuk ka pasur as edhe një koment të vetëm.