Reagon profesoresha që u sulmua nga studenti i Fakultetit të Mjekësisë

Reagon profesoresha që u sulmua nga studenti i Fakultetit të Mjekësisë

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Pupovci, që u sulmua gjatë ditës së sotme nga një student, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Pupovci, e cila njëkohësisht është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se motivi i sulmit ka ardhur si pasojë se studenti nuk ishte i kënaqur me notën e provimit.

“Studenti i pakënaqur me notën e provimit ka mënyra të tjera akademike për të kërkuar drejtësinë, ndërsa ndërhyrja e prindit është krejtësisht e pa pranueshme”, ka thënë Pupovci.

Mes tjerash, Pupovci ka bërë të ditur se student është biri i gjinekologut, Asim Gashi, që sipas saj ky i fundit nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet.

“Është për keqardhje që ky prind, edhe vet mjek, nuk e kupton se sa me rëndësi është mbajtja e kriterit në një lëndë kyçe për formimin e çdo mjeku të ardhshëm. Por, zgjedh dhunën si rrugë për arritjen e qëllimit të vet. Si duket specialisti i gjinekologjisë, dr. Arsim Gashi, nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet. Prandaj pres që ta merr dënimin e merituar”, ka shtuar ajo.

Related Articles