Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së saj për Kosovën, ka reaguar për dënimin e sotëm të ish-rezervistit serb në kohën e luftës, Zoran Vukotiq. Vukotiq u dënua për përdhunim.
Vukotiq u dënua sot me 10 vjet burgim për kryerjen e krimit të dhunës seksuale, por për Qeverinë e Serbisë, ky është vendim i turpshëm dhe ka paralajmëruar apelimin kundër këtij vendimi. Ndonëse Qeveria serbe nuk ka ofruar asnjë kundërargument në këtë rast, sipas saj, vendim politik është marrë shumë kohë para se të zyrtarizohej.
“Ishte e qartë se vendimi kundër Vukotiqit ishte marrë para se të konfirmohej zyrtarisht dhe se ai duhet të kishte shërbyer si shembull e argument për partitë politike në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Tutje, kjo zyrë e ka quajtur politik edhe reagimin e Presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.