KB Trepça, ka ftuar organet e rendit ta hetojnë pretendimin e Prishtinës për manipulim të ndeshjes mes dyja klubeve që u luajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Ata kanë thënë se nuk janë të përfshirë në këtë rast.
Përmes një komunikatë, Trepça thotë se janë “të pastër si kristali” dhe nuk lejojnë që të përlyhet emri i tyre.
Prishtina po pretendon se gjyqtarët e huaj që do të gjykonin ndeshjet e play-offit u tentuan të manipuloheshin me ryshfet para ndeshjes së tretë gjysmëfinale mes kryeqytetasve dhe Trepçës.
Më pas, ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës u gjykua nga vendorët, pa ndonjë paralajmërim. Prishtina udhëheq serinë gjysmëfinale e rezultat 2-1.