Reagon vajza e Salih Mustafës nga Haga, mesazhi që ia la i ati

Reagon vajza e Salih Mustafës nga Haga, mesazhi që ia la i ati

Buna Mustafa, vajza e Salih Mustafës, tha se babai i saj ishte më i fortë se kurrë dhe u kërkoi asaj dhe familjarëve të punojnë ndershëm.

“Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë. “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.” Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit”, ka shkruar ajo.

Salih Mustafa ish-komandat i UÇK-së, u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale nën pretendimin se ka kryer krime lufte në zonën e Zllashit.

Related Articles