Reciprociteti me targa, Molliqaj: Nga kriza në krizë, drejt përjetësimit të konfliktit

Reciprociteti me targa, Molliqaj: Nga kriza në krizë, drejt përjetësimit të konfliktit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për veturat me targa serbe që hyjnë në Kosovë.

Molliqaj thotë se problemi i targave, letërnjoftimeve, dhe të gjitha marrëveshjeve të pjesshme është mungesa e marrëveshjes politike me Serbinë.

“Secili veprim i Kosovës duhet të jetë i drejtuar kah ky qëllim. Veprimi me targat, sado korrekt që mund të duket, i kontribuon mirëmbajtjes dhe përjetësimit të problemit”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj në “Facebook”.

Më tutje, kreu i PSD-së thotë se problemi i targave krijoi një problem tjetër: bllokimin e rrugëve magjistrale.

“Bllokimi i rrugëve mban faktikisht edhe kufirin jofunksional, por Qeveria thotë se nuk i pengon kjo gjë. Bllokimi siç duket do të vazhdojë. Përvoja nga e kaluara na thotë se kjo situatë përfundon në tavolinë bisedimesh”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Related Articles