Është shtyrë sërish regjistrimi i popullsisë. I paraparë të bëhej fillimisht në shtator, e më pas i shtyrë sërish për nëntor, Qeveria të mërkurën ka vendosur ta shtyjë këtë proces për prill të vitit të ardhshëm.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas ndryshimit të menaxhmentit ka marrë një letër nga ushtruesi i detyrës së shefit të ri që “dëshmon se procesi nuk ka shkuar mirë”.
Ai ka thënë se gabimet e të kaluarës më nuk do të përsëriten.