Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime në fshatin e Pogragjës, Gazeta Enigma ka siguruar disa foto nga ky fshat që gjendet në afërsi të Gjilanit.
Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë këtë mbrëmje në vijën kufitare me Serbinë ka bërë që të ketë vërshime të mëdha në Pogragje dhe Sllubicë nga lumi i Sllubicës.
Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren. Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.
Aktualisht, ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve.
Fotot nga vendi i ngjarjës tregojnë dhe për ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të ndihmuar qytetarët e kësaj ane.
LEXO EDHE: Pas reshjeve të mëdha, uji hyn në shtëpitë e banorëve në disa fshatra të Gjilanit (VIDEO)