Timonjeri i Ballkanit, Artim Pollozhani, ka dhënë dorëheqje pas disfatës që e pësoi nga Rilindja 1974 në ndeshjen e Kupës së Kosovës, pas ekzekutimit të penaltive, shkruan Enigma.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi suharekas, përmes një njoftimi në Facebook.
“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme”, ka njoftuar klubi.
Ekipi i Statovcit fitoi përmes penalltive 10:9 në ndeshjen e vlefshme për të 16-ën e finales, ndërsa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.