Rizvanolli bën thirrje të kursehet energjia: Do të jetë një dimër i jashtëzakonshëm

Rizvanolli bën thirrje të kursehet energjia: Do të jetë një dimër i jashtëzakonshëm

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike për ta kaluar këtë dimër që ajo e quajti të jashtëzakonshëm.

Rizavnolli përmendi se kanë marrë disa masa emergjente për kursimin e energjisë elektrike, ashtu siç kanë vepruar shumë shtete në Evropë.

“Është mirë të jemi të vetëdijshëm për çfarë na pret. Ne po marrim masat e nevojshme. Aq më pak të importojmë, aq më pak do të ndikohemi. KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit. Duhet të kursejmë energji. Secili në institucionet, në shtëpitë tona do duhet ta bëjmë maksimumin për kursim. Marrëveshja me Shqipërinë për energjinë do na ndihmojë ta kalojmë këtë dimër. Do të jetë dimër i jashtëzakonshëm. Tregun evropian nuk do të ketë energji për të blerë nëse Rusia e ndalon gazin ashtu siç bëri muaj më parë. Ky është realiteti me të cilin do të përballemi ashtu si vendet e tjera”, tha ajo.

Related Articles