Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: Dezinformatë ose padituri

Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: Dezinformatë ose padituri

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar raportimet për import të energjisë nga Serbia, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të pabazuara.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se përdorimi i të dhënave për rrjedhat fizike të energjisë për të pretenduar import është ose “dezinformatë e qëllimshme ose veç padituri”.

“Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020,” ka shkruar Rizvanolli, duke sqaruar se kjo është një nga arsyet që shkakton ngarkesë të madhe në linjat me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që raportojnë mbi sektorin e energjisë që të verifikojnë informacionet para publikimit, për të shmangur keqinformimin e opinionit publik.

Related Articles