Rizvanolli paralajmron se situata me furnizim me rrymë pritet të përkeqësohet, flet për reduktime

Rizvanolli paralajmron se situata me furnizim me rrymë pritet të përkeqësohet, flet për reduktime

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli paralajmroi se mund të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.



Javët në vijim, ministrja tha se janë kritike.

“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Europën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

Ministrja theksoi se çmimet e energjisë elektrike në tregjet europiane “pritet të rriten” dhe se “konsumi pritet të rritet gjithashtu”.

“Po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë, gjë që do të ndikojë në uljen e importit, në uljen e kostos së sistemit, si dhe në ruajtjen e buxhetit të shtetit”, tha ajo.

Related Articles