Robertson mund t’i bashkohet Bayernit për ta zëvendësuar Daviesin

Robertson mund t’i bashkohet Bayernit për ta zëvendësuar Daviesin

Mediat angleze shkruajnë se ylli i Liverpoolit dhe mbrojtësi i majtë Andy Robertson mund të transferohet në Bayern Munich këtë verë.

Sipas Transfermarkt, përfaqësuesi skocez kap vlerën e 35 milionë eurove dhe ai mbërriti në Anfield nga Hull City, shtatë vjet më parë.

Pas 282 paraqitjeve për Liverpoolin, ai mund të mburret se i ka fituar të gjitha, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Ligën Premier një vit më vonë.

Lëvizja e tij te Bayern Munich mund të bëhet realitet, pasi që Real Madridi ka kohë që e kërkon mbrojtësin e majtë aktual të bavarezëve Alphonso Davies.

Mbrojtësi i krahut, i cili vlen 70 milionë euro dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij dhe i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Bayernin dhe negociatat për një të re kanë ngecur.

Ai ka luajtur 180 ndeshje për klubin nga Bavaria dhe ka tetë gola dhe 28 asistime.

Related Articles