Robin Krasniqi humb titullin e kampionit botëror

Robin Krasniqi humb titullin e kampionit botëror

Dominic Boesel e ka mposhtur Robin Haxhi Krasniqin pas 12 raundeve për titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda.



Me vendim të ndarë nga gjyqtarët fitorja i takoi Domenic Bosel.

Kjo ishte sfida e dytë mes këtyre dy boksierëve, pasi e para ishte zhvilluar 12 muaj më parë, ku Krasniqi arriti të bëhej për herë të parë kampion bote duke e rrëzuar me nokaut në raundin e tretë.

Boesel ka rimarrë rripin e titullit të Kampionit të Botës.

Kurse, pas meçit, Krasniqi u shpreh se kjo nuk ishte e drejtë nga gjyqtarët, pasi nuk e meritoi humbjen.

“Kjo nuk është e drejtë, nuk e meritova humbjen”, ka thënë Robin Krasniqi për mediumet gjermane./Gazeta Enigma/.

Related Articles