Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet politike që pasuan zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në platformën “BlueSky” të enjten, ambasadori Rohde ka theksuar rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë.
“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.
Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 15 prill.