Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadës së ShBA-së, ku thuhet se duke punuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Kosova do të realizojë një element kritik për të ndërtuar të ardhmen e saj.
Sipas tij, Kosova është vonuar madje në themelimin e ASK-së.
“Plotësisht dakord: Më 27 qershor 2013 Kosova u zotua të themelojë ASK-në. Është e vonuar dhe do të çojë përpara bisedimet e normalizimit”, shkroi ai në një cicërimë në Twitter.
Ambasada amerikane tha sot se “mi miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASK-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”.