Rohde thotë se Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë humbëse

Rohde thotë se Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë humbëse

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmendur situatën humbje-humbje, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar një rezultati të dëmshëm për të gjithë të përfshirët.

Kjo dinamikë, Rohde shkruan në platformën X, do të jetë temë e konferencës së 60-të të Sigurisë që mbahet në Mynih.

Konferenca e Sigurisë në Mynih nis të premtën me sesionin e saj të 60-të. Temë e këtij viti: Dinamika humbje-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Europian.

Postimi:

Related Articles