Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbërritur në gjykatë, lidhur me rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.
Në këtë seancë gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.
Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.
