Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Pejë për dhunë ndaj gruas.
Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë në orën 23:55.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. / Gazeta Enigma.