Rrahje mes katër personave në Prishtinë

Rrahje mes katër personave në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 16:45 në fshatin Besi, Prishtinë.

Siç thuhet në raport të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles