Në Kuvendin e Kosovës sapo ka ndodhur një përleshje fizike midis partisë në pushtet LVV-së dhe PDK-së. shkruan Gazeta Enigma.
E gjitha nisi kur deputeti Mërgim Lushtaku e gjuan me ujë Kurtin. Besnik Bislimi tentoi ta ndalojë këtë veprim, së bashku me ministrin Hekuran Murati.
Ndërkohë këtu shpërthej përleshja fizike midis partisë në pushtet dhe PDK-së.
Në video shihet edhe ministrja Albulena Haxhiu, deputeti Armend Muja dhe Hajdar Beqa nga PDK-ja. Ky i fundit madje shihet duke gjuajtur me grushte drejt Zv.kryeministrit Besnik Bislimi.
Ndërkohë kryeparlamentari Glauk Konjufca fton Policinë e Kosovës në Kuvend. / Gazeta Enigma.
Rrahje në Kuvendin e Kosovës midis LVV-së dhe PDK-së
