Një rasti i kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.
Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.
Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.