Pushteti lokal i komunave në veri të Kosovës organizoi udhëtim me autobusë për qytetarët që deshën të votojnë në zgjedhjet e sotme në Serbi.
Nga Graçanica u nisën afro dymijë e 500 persona për të kryer obligimin qytetar në Kurshumli. Drejt këtij qyteti të Serbisë u nis edhe kryetarja e Graçanicës, Lilana Shubariq, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët.
Serbë të tjerë, për të shmangur tollovinë, u nisën nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ose nga ndërmarrja Trepça në Zveçan.
Një numër i madh i qytetarëve janë nisur edhe me vetura private.
Por nëse zgjodhën Jarinjën për të kaluar në Serbi u desh të prisnin së paku një orë në kolonat kilometërshe që u krijuan nga ora 9 e mëngjesit.
Por kështu nuk ishte edhe për ata që zgjodhën Merdaren për ta kaluar kufirin. Atje lëvizja ishte normale, pa pritje të gjata./Gazeta Enigma/