Rreth 15 orë pritje në kufirin Kroaci – Serbi

Rreth 15 orë pritje në kufirin Kroaci – Serbi

Numëri i madh i bashkëatdhetarëve drejt Kosovës ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Një lexues i Gazetës “Enigma” ka dërguar pamje nga kufiri Kroaci – Serbi, ku tha se kolonat janë gjata dhe reth 15 orë pritje.

Pritje për mërgimtarët ka edhe në pikat kufitare mes Serbisë e Kosovës, ku te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë e 40 mituna.

Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur në 100 minuta ( 1 orë e 40 minuta).

Gjatësia e kolonave të automjeteve, arrin deri mbi 1 kilometër (1 mijë e 100 metra).

Derisa pritjet më të mëdha janë edhe në Merdare, ku kohëzgjata është 15 deri në 20 minuta.

E në pikat e tjera pritjet s’janë më tepër se pesë minuta. /Gazeta Enigma/

Related Articles