Rrëzohet aeroplani, vdesin të gjithë personat në bord

Rrëzohet aeroplani, vdesin të gjithë personat në bord

Një aeroplan i vogël privat është përplasur me një ndërtesë e cila ishte e boshatisur.



Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali konkretisht në qytetin e Milanit. Si pasojë të tetë personat që ishin në bord vdiqën. Destinacioni i fluturakës ishte ishulli i Sardenjas, shkruan Reuters. Sipas mediave ndërkombëtare në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët.

Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes. Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbian , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët.

Related Articles