Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina 3 centë më shtrenjtë se dje

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina 3 centë më shtrenjtë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.67 euro për litër që është 3 centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër që po ashtu është 3 centë më shtrenjtë se dje, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Related Articles