Rriten pensionet dhe shtesat e fëmijëve, njofton Kurti

Rriten pensionet dhe shtesat e fëmijëve, njofton Kurti

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, ku po diskutohet miratimi i Projektligjit për ndarjen buxhetore të vitit fiskal 2026, u njoftua edhe shuma totale e buxhetit për këtë vit.

Kurti theksoi se për vitin 2026 është paraparë buxhet prej 4 miliardë eurove, nga të cilat u njoftua se do ketë pagë të 13-të, rritje shtesash e pensionesh si dhe rritje të pagës minimale.

Kurti ka thënë se do të ketë ndryshime edhe për sektorin privat e pensionistët.

“Kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Kemi propozim për rritje të pagës minimale që do ndikoj te 150 mijë të punësuar. Ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse nga 120 pensioni do bëhet 150. Kam premtuar që do të ketë lajm të mirë edhe për nëna. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët do të rriten për 50 për qind. Meqë kemi kuvend të konstituuar sot do ta dërgojmë në Kuvend edhe buxhetin për komunat Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok”.

Related Articles