Kosovarët vazhdojnë të përballen me çmimet e larta të derivateve, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin, i cili ka deklaruar se aktualisht në Kosovë ka një rritje të lehtë të çmimit të derivateve.
“Aktualisht në vendin tonë kemi një rritje të çmimit të derivateve në vend”, tha Berjani.
Tutje ai ka shtuar se “çmimet e derivateve aktualisht në tregun kosovar sillen përafërsisht Dizeli 1.38 deri në 1.48 cent, ndërsa Benzina 1.29 deri në 1.38 cent”.
Sipas Berjanit për ditë në vijim nuk dihet se si do sillen çmimet sepse vazhdimisht ka lëvizje të çmimeve në Berz.
“Sa i përket çmimeve që do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku shkaku sepse ka lëvizje të madhe në tregjet ndërkombëtare dhe në Berz”, tha Berjani për “Enigmën”.
I pari i shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka deklaruar se çmimi real për standardin e qytetarëve do duhej të ishte 1 euro.
Por, sipas tij kjo është çështje tjetër pasi që çmimin nuk e përcakton shoqata e as qeveria, por kjo varet nga Berza.
“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën më të ultë se ne për 22 cent”, ka deklaruar Berjani.
Ndërkohë çmimet në regjion janë, në Shqipëri Dizeli ofrohet me 1.89 cent, ndërsa Benzina 1.91 cent.
Në Serbi Dizeli aktualisht shkon 1.82 cent, ndërsa Benzina 1.81 cent. /GAZETA ENIGMA/