Rritet numri i nxënësve të infektuar me COVID, MASHT-i apelon për vaksinim

Rritet numri i nxënësve të infektuar me COVID, MASHT-i apelon për vaksinim

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku – Bërdyna ka njoftuar se mbi 1 një e 400 mësimdhënës dhe mbi gjashtq mijë nxënës janë infektuar me COVID.

Bërdyna ka bërë kërkesë për respektim të masave në shkolla dhe ka bërë thirrje për vaksinim te fëmijët mbi moshën 12-vjeçare.

 “Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës sipas të dhënave që ka dërguar drejtoritë komunale me COVID-19 kanë gjithsej 1,489 mësimdhënës. Nga 298 mijë e 29 nxënës, aktiv me COVID-19 janë 6 mijë e 687”.

“Ndërsa sa i përket numrit të shkollave sipas raportimeve që i kemi marrë nga terreni të dhënat janë këto, me skenarin rikthimi pra me prani fizike dhe me orar të plotë janë gjithsej 672 shkolla, që i bie që shumica e shkollave ende vazhdojnë të operojnë me skenarin rikthimi”.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 28,751.

Të enjten janë shënuar gjashtë raste të vdekjes nga COVID dhe 3 mijë e 917 raste të reja pozitive. /Gazeta Enigma/.

Related Articles