Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 49 pacientë, 7 më shumë se që ishin ditën e djeshme, raporton Gazeta Enigma.
Sipas SHSKUK’së, 13 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa 2 janë në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.
16 pacientë të shtrirë janë të infektuar me virus, ndërsa 28 të tjerë janë postCOVID.