Rritet numri i rasteve me COVID – 19 në Kosovë, asnjë vdekje dhe 58 raste të reja

Rritet numri i rasteve me COVID – 19 në Kosovë, asnjë vdekje dhe 58 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Related Articles