Kosova, prej 13 marsit të vitit të kaluar, po ballafaqohet me pandeminë COVID-19, e cila ka kapluar pothuajse çdo cep të botës.
Aktualisht, në Kosovë janë 481 raste aktive, ndërsa në raportin e djeshëm 24-orësh, u shënuan 16 raste pozitive e asnjë rast i vdekjes.
Me rënien e numrit të rasteve aktive, po rritet numri i të vaksinuarve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orët e fundit janë mbi pesë mijë qytetarë.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me të dy dozat është 691.004. /Gazeta “Enigma“/