Premtimi për rritjen e pagës minimale po mirëpritet, mirëpo rritja nga 170 në 250 euro po konsiderohet e pamjaftueshme.
Madje kjo rritje e cila po konsiderohet “artificiale” mund të ndikojë keq në zhvillimin ekonomik, thotë njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.
Sipas tij bizneset do të detyrohen t’i largojnë punëtorët nga puna pasi që e kanë të vështirë t’i mbajnë me rritje të pagës.
“Si pagë prej 170 euro në 250 euro nuk është edhe një pagë që do të rritet shumë dhe që do të ndikonte në rritjen e mirëqenies dhe si parakusht për parandalimin e të rinjve që të largohen jashtë vendit, dhe në këtë drejtim kjo i ka anët e medaljes për faktin që kjo pagë nuk është e mjaftueshme sepse minimumi duhej të është afro 400 ose 500 euro për faktin se dihet se shporta e konsumit diku rreth 500 euro ke shpenzime mujore e mos të flasim që me një page prej 250 euro asnjë qytetarë nuk mund ta kalojë dinjitetshëm muajin, por duhet ta kemi parasysh që një rritje artificiale e pagës minimale do të ndikonte edhe më keq në zhvillimin ekonomik, sepse bizneset ose do të interesoheshin të gjithë që t’i bëjnë pagat 250 euro ose do të diktohen që t’i largojnë njerëzit nga puna sepse nuk mund t’i mbajnë me një rritje të pagës, sepse jemi një vit pas pandemisë dhe që ka ndikuar në zhvillimin e bizneseve vendore”.
“Në momentin që bizneset nuk e përballojnë ose do të tentojnë t’i kalojnë në infromalitet fuqinë punëtore ose do t’i largojnë nga puna sepse nëse nuk ka aktivitet biznesor në sektorin privat nuk mund të mban edhe fuqi punëtore pa arsyetuar në një far mënyrë punën e tyre dhe në këtë drejtim mund të ketë pasoja, ose të kalojë fuqia punëtore në informalitet”, u shpreh Kadriaj për Ekonomia Online.
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat i ka propozuar qeverisë së vendit që nëse jetësohet paga minimale prej 250 euro, kjo pagë të nënshkruhet deri në fund të muajit maj, me kusht që deri me 31 dhjetor të jetë 350 euro.
I pari i kësaj sindikate Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se është lëvizje pozitive nga qeveria premtimi për rritjen e pagës, por që kërkesa e tyre e plotë nuk po plotësohet.
“Ne në një far forme e kemi marr vetëm si deklaratë pasi që kjo nuk e obligon asnjë institucion që të bëjë ndryshimin e pagës minimale por ndoshta është reale, gjithçka është pozitive është pozitivitet, por që normal kërkesën tonë nuk e plotëson dhe ne nuk e mbështesim dhe gjithçka çka e mbështesim është që e ka bërë një lëvizje, por po themi çdo herë është deklaratë dhe nuk kemi dokument zyrtarë dhe krejt çka është e arsyeshme se vetëm po lëviz dhe njoftoj opinion se paga që është ofruar në 250 euro faktikisht obligimet që i ka marr për pagesën e trustit dhe të tjerat atëherë kjo pagë minimale mund të shkojë deri në 285 euro”.
“Megjithatë nëse realisht do të jetësohet kjo pagë, ne qesim një propozim që në muajin maj dhe deri në fund të muajit maj të nënshkruhet kjo pagë minimale me këtë shumë me kusht që deri me 31 dhjetor të jetë 350 euro dhe kjo është një lëvizje që nuk duhet të shmanget”.
Azemi tutja tha se edhe paga prej 350 euro nuk do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, derisa ka shtuar se asnjë punëtorë nuk dëshiron që të punojë me170 apo 250 euro.
“…për një kohë të shkurtë Kosova do të mbetet pa fuqi punëtorë dhe kjo ka bërë që qeveritë dhe bashkë me pronarët e kompanive të ua imponojnë punëtorëve që të vetmen rrugë si tranzicion ta shohin rrugën e daljes jashtë”, u shpreh Azemi.