Masat e reja që ka vendosur dje Qeveria e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, kryesisht lidhen me kushtëzimin që qytetarët të hyjnë në kafe apo klube të natës, ku ata nuk do të mund ta bëjnë këtë pa u dëshmuar se kanë marrë vaksinën apo kanë test negativ në 72 orët e fundit.
Drejtori i programit të imunizimit në Qendrës e Mjeksisë Familjare në Gjilan, Ismet Uruqi, ka deklaruar për Gazetën “Enigma”, se terminet për vaksinim në këtë qendër vazhdojnë të jenë standarde.
Ai ka theksuar se terminët për vaksinim arrijnë nga 1200 deri në 1500 termine.
Njëkohësisht ai ka thënë se procesi i vaksinimit në këtë komunë vazhdon si më parë pa probleme, dhe se ka furnizim të majftushëm për procesin e vaksinimit
Tutje Uruqi ka bërë të ditur se pas vendimit të Qeverisë për masat e reja ku obligohet vaksinimi i qytetarëve ende nuk ka ndojnë ndryshim të numrit të termineve.
“Është kohë e shkurtë nga marrja e vendimit të djeshëm për rritje të numrit të terminëve edhe pse në Gjilan 1200 termine, janë terminë standarde”, ka thënë ai.
Njëkohësit ka theksuar se, “ Pas vendimit të djeshëm është bërë kërkesë për të punuar edhe gjatë vikendeve si ditë pune për të vaksinuar qytetarët, por një vendim i tillë të pritet javën tjetër”.
Ndërsa, Flaka Sylejmani, qytetare nga kjo komunë, sot është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti COVID-19.
Ajo në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka treguar se ajo dhe nëna e saj sot janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe sipas saj kanë pas mundësi për ndërrimin e llojit të vaksinës nga Astra Zeneca në Pfizer, ose anasjelltas.
“ Jam e knaqur me procesin e vaksinimit në këtë qendër, si herën e parë ashtu edhe tash në të dytën nuk kam pritur më shume se 20 minuta, gjithashtu kem pas mundësin për të ndrruar llojin e vaksinës, pasi që herën e parë kem marrë Astra Zeneca”, ka thënë ajo.
Kurse, Artiol Ramadanit, qytetar nga po e njëjta komunë për dallim nga Flaka Sylejmani që nuk ka pritur gjatë, atij i është dashur të pres pak më shumë kohë për t’u vaksinuar.
“ Terminin për vaksinim e kam bërë më herët, para se qeveria me apliku masa të reja, kam prit rreth 1 orë për të marrë vaksinën, por pavarësisht kësaj jam i knaqur me procesin e vaksinimit”, ka thënë ai.
Edhe infektologu kosovar, Ilir Tolaj, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse sipas tij qytetarët që nuk janë të vaksinuar janë më të rrezikuar për t’u prekur nga ky virus.
“Në Kosovë, një pjesë e popullatës nuk e ka kaluar ende COVID-19, ndersa një pjesë tjetër po hezitojn të vaksinohen. Për këtë arsye, të gjithë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin në menyrë natyrore ose nuk vaksinohen janë të rrezikuar të infektohen”, tha ai.
Derisa, ka theksuar se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë të efektshme kundër infeksionit, duke e përfshirë edhe variantin ‘Delta’.
Ndërsa, në një video dërguar redaksisë tonë shihet numri i konsiderushëm i qytetarëve të kësaj komune në pritje për vaksinim, ku njëkohësisht aplikuesit janë të pajisur edhe me maska nderkohë që presin për vaksinim
Theksojmë se në total numri i rasteve aktive është 5493, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve me COVID është 106.009.
Ndërsa, deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës, kurse 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
/Gazeta Enigma/.