Vendet fqinje janë duke u përballur me rritje të rasteve me virus dhe numër të lartë të viktimave. Ndësa në Kosovë është shënuar rënie e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit.
Bazuar në të dhënat e publikuar nga “Worldometers”, ku janë të gjitha statistikat për shtetet, përveç në fqinje të Kosovës, Shqiëri, Maqedoni e Veriut, Serbi…, vende me numër të lartë të infektimeve ka pasur edhe në Evropën Perëndimore, si: Gjermani e Austri. Madje, këto dy shtete kanë kërkuar ashpërsim të masave, si pasojë e rritjes së rasteve.
Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, ka thënë për Telegrafin se qytetarët duhet respektuar masat antiCOVID pasi që situatë epidemiologjike është edhe më tutje jo stabile.
“Duhet të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së dhe vendimet e MSH-së, sepse situate epidemiologjike është edhe më tutje jo stabile”, deklaroi ai.
Ndërkohë në vend është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, ku prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,581, 266 doza të vaksinës.
Deri më sot 739,997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157,429.
Në total numri i rasteve aktive është 446.
MSH së fundmi ka njoftuar se nuk ka nevojë që qytetarët të caktojnë termin për të marrë vaksinën.
Sa im përket masave kundër coronavirust, Qeveria ka lehtësuar ato javë më parë, ku është zgjatur orari i lëvizjes për qytetarë dhe po ashtu është zgjatur orari i punës për sektorin e gastronomisë.
Ora policore vlen nga ora 24:00 deri në 05:00.