RTK kërkon falje për lajmin ku flitej si t`i ‘qipohej presidentes’

RTK kërkon falje për lajmin ku flitej si t`i ‘qipohej presidentes’

Radio Televizioni i Kosovës i kërkon falje opinionit publik dhe Presidentes së Republikës për publikimin e një lajmi tendecioz në portalin rtklive.com, i cili nuk është lajm i prodhuar nga stafi i RTK-së, por i huazuar nga medie të tjera.

Ky lajm i publikuar dje, nuk është në përputhje me standardet profesionale dhe me misionin e RTK-së si transmetues publik.

Në mbledhjen e sotme, pos vendimeve të tjera, Menaxhmenti i RTK-së ka miratuar marrjen e masave adekuate disiplinore ndaj përgjegjësve në portalin e RTK-së.

Menaxhmenti i RTK-së siguron publikun se do të angazhohet maksimalisht në evitimin e situatave të tilla dhe përmirësimin e cilësisë së raportimit në të gjitha programet e RTK-së.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles