Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Oda Ekonomike Greke është zotuar se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia, raporton Gazeta Enigma.
Për ktëtë gjë ka njoftuar vet kryetari i Odës, Berat Rukiqi.
Ai tha se shumë shpejtë do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike.
“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian. Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia
I nderuar nga vizita e z. CONSTANTINOS MICHALOS, Kryetar i Unionit te Odave Ekonomike te Greqise
Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.
Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë./Gazeta Enigma/