Rusia i vendosë disa kushte SHBA-së e NATO-s në draftin e paktit të sigurisë

Rusia i vendosë disa kushte SHBA-së e NATO-s në draftin e paktit të sigurisë

Rusia publikoi të premten drafte të pakteve të sigurisë që kërkojnë përjashtimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera fqinje nga anëtarësimi në NATO, dhe kufizime për trupat dhe armët në Evropë.

Dokumentet, të cilat i janë dorëzuar SHBA-së dhe aleatëve të saj në fillim të kësaj jave, bëjnë thirrje gjithashtu për ndalimin e vendosjes së anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë dhe rusë në zonat nga ku ata mund të godasin territorin e njëri-tjetrit.

Publikimi i projekt-pakteve vjen në mes të tensioneve në rritje për një grumbullim trupash ruse pranë Ukrainës që ka zgjuar frikën e Ukrainës dhe Perëndimit për pushtim. Moska ka mohuar planet për të sulmuar fqinjin e saj, por ka kërkuar që Perëndimi të sigurojë një sërë garancish ligjore që përjashtojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë dhe vendosjen e armëve të aleancës atje, një kërkesë që NATO e ka hedhur poshtë, raporton AP.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj të NATO-s i janë afruar një “pike të rrezikshme”, duke vënë në dukje se dislokimet dhe stërvitjet e aleancës pranë Rusisë kanë ngritur kërcënime “të papranueshme” për sigurinë e saj.

Ryabkov tha se Moska ka propozuar që SHBA-ja menjëherë të fillojë bisedimet me draftet e propozuara, në Gjenevë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles