MI ja shkëput kontratën kompanisë “RAD. D.O.O” e cila është në listën e zezë SHBA-së

MI ja shkëput kontratën kompanisë “RAD. D.O.O” e cila është në listën e zezë SHBA-së

Nga kjo e premte kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën:

“Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi.

“Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se edhe do ta bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjalë e kanë hequr nga kontrata.

Në komunikatën për media të Thesarit amerikan mbi sanksionet për grupin e krimit të organizuar në veri është edhe kompania Rad D.O.O e cila kontrollohet nga Radule Steviç./Gazeta Enigma/

Related Articles