Rusia kërcënon se do të shkatërrojë avionët që dy vende të NATO-s ia premtuan Ukrainës

Rusia kërcënon se do të shkatërrojë avionët që dy vende të NATO-s ia premtuan Ukrainës

Rusia ka kërcënuar se do të shkatërrojë çdo avion luftarak që i është dhënë Ukrainës nga aleatët e saj, pasi dy vende anëtarë të NATO-s u zotuan sedo të dhurojnë disa aeroplanë luftarakë për Ukrainën, raporton Gazeta Enigma.

Sllovakia është bërë vendi i dytë i NATO-s që u zotua se do t’i japë Ukrainës disa avionë MiG-29. Ky zotim Sllovakisë u bërë të premten, një ditë pas zotimit të Polonisë.

Ukraina u ka kërkuar vendeve perëndimore avionë modernë si F-16, por për shkak të kohëve të gjata të trajnimit, këto shihen vetëm si opsione afatgjata.

Ukraina i sheh avionët shtesë, si kyç për mbrojtjen dhe kundërsulmet e mundshme, në kohën kur është mbushur një vit nga pushtimi i Rusisë.

Related Articles