Të martën do të mbërrijë në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, raporton Gazeta “Enigma”.
Mësohet se Presidentja Vjosa Osmani, rreth orës 13:45 pret në takim Mark Rutten. Kështu së paku ka bërë të ditur presidenca.
Presidenca tutje ka njoftuar se mediat mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit.
Pas takimit, Osmani dhe Rutte do të mbajnë konferencë për media. /Gazeta Enigma/